LajmeRajon

Serbia vazhdon t’i përkrah mediet ruse të financuara nga Kremlini, pas Sputnikut edhe Russia Today nis punën në gjuhën serbe

Televizioni shtetëror rus Russia Today (RT) së shpejti do të nisë punën në serbisht, ndërsa kryeredaktore do të jetë Jelena Milinçiq, vajza e redaktores së Sputnikut, Ljubinka Milinçiq.

Në muajin mars, Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë transmetimin e medieve të lidhura me Kremlinin, Russia Today dhe Sputnik.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Russia Today është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit të Kremlinit.

Portali rus e publikoi këtë informacion si përgjigje ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac në të cilën ai përmendte Jelena Milinçiqin.

Siç raportojnë mediet, sanksionet mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit, siç janë kabllot, satelitët, IPTV-të, platformat, faqet e internetit dhe aplikacionet.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajon që ka vendosur të mos dënoj agresionin ushtarak rus në Ukrainë. Po ashtu, ky vend ka refuzuar të vendos sanksione ndaj medieve ruse që financohen nga Kremlini, si Sputnik dhe Russia Today.

Show More

Related Articles

Back to top button