LajmeMaqedoni

Dimitar Kovaçevski e priti me ceremoni zyrtare kryeministrin Edi Rama(VIDEO)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e priti me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama.

Pas pritjes zyrtare, parashihet takim tet-a-tet mes Kovaçevskit dhe Ramës. Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon mbledhja ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.

Përndryshe, sot në Shkupmbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në orën 11:45 në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Kovaçevski dhe Rama në 12:30, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Media Qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, mbledhja e parë ndërmjet qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë është mbajtur më 15 dhjetor të vitit 2017-të, në kohën derisa kryeministër i RMV-së ishte Zoran Zaev. Asokohe, Rama ishte nikoqir i mbledhjes që u mbajt në Pogradec.

Në seancë janë nënshkruar disa dokumente për bashkëpunim, përfshirë edhe planin për konsultime mes Ministrive të Punëve të Jashtme, memorandum mes Ministrive të Punëve të Brendshme për bashkëpunim në sferën e kontrollit të brendshëm, si dhe për formim të komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik. Nga sfera e arsimit dhe shkencës, do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim intensiv bilateral përmes Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve nga Republika e Maqedonisë. Në mënyrë shtesë janë nënshkruar edhe memorandum për bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në parandalimin e krizave.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e “Ballkanit të Hapur“, bashkë me Serbinë, të cilat pretendojnë të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet. Deri tani nuk kanë pranuar të anëtarësohen në këtë iniciativë, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në ndërkohë, të dy shtetet, bashkë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e “Procesit të Berlinit“, e cila është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në mbledhjen e fundit të 21 tetorit ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin arritën marrëveshje për lëvizje të lirë pa letërnjoftime mes këtyre vendeve si dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në BE.

Qeveria e Maqedonisë së veriut, paraprakisht ka mbajtur mbledhje edhe me atë të Bullgarisë dhe Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=666855475025367

Show More

Related Articles

Back to top button