Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.
“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka iniciuar peticion për heqjen e vizave për kosovarët.
Mbi 12 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin.
Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën duke dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian. /Reporteri.net/