LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Rama: Maqedonia e Veriut nuk do të kthehet parapa dhe të vet-izolohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa komentoi ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëj Republika e Maqedonisë së Veriut, tha se edhe përkundër që Shqipëria ka një model tjetër, theksoi se ka njohur shumë minoritete përshi edhe atë bullgar.

“Ndryshimet kushtetuese më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund ti kthejnë në arsye për tu përçarë mes vete dhe në hapësirë për të krijuar probleme në këtë vend, ndërkohë që ky vend ka nevojë për të vrapuar dhe anëtarësuar në BE. Kushtetuta e juaj është një model i njohur. Mund t’ju them se ne në Shqipëri kemi një model tjetër, por ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, përfshi edhe minoritetin bullgar, dhe nuk duket se jemi të kërcënuar nga ndonjë minoritet, përkundrazi ne i konsiderojmë minoritete pasuri të madhe”, tha Edi Rama derisa komentoi çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Show More

Related Articles

Back to top button