LajmeMaqedoni

Regjistrohet rritje në shitblerjen e produkteve bujqësore

Në tremujorin e tretë të këtij viti është regjistruar rritje e shitblerjes së produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2022 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 5 986 245 000 denarë, dhe krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak është rritur për 20.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që rritje është vërejtur te të gjitha produktet, përveç drithërave ku kemi ulje për 3.3 %.

“Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur rritje për 5.8 %, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak është vërejtur rritje për 47.1 %”, raportoi Enti.

Në bazë të vlerës, shitblerja është rritur te produktet e qumështit për 352.9 për qind, te bimët industriale për 216.9 përqind, etj.

Show More

Related Articles

Back to top button