Basri Osmani është një nga tetovarët e paktë që ka guximin të flaës kundër kryetarit të Tetovës Bilall Kasami dhe drejtorëve të tij.
Në një prononcim për mediat lokale, Basriu ka thënë se është detyruar “me dhunë” të japë dorëheqje nga puna që e ka pasur në Ndërmarrjen Komunale Publike, “Tetova” me të cilin udhëheq kuadër i Lëvizjes Besa, raporton indeks.mk
Thotë se me ardhjen e Kasamit dhe drejtorëve të tij, ndërmarrja ka mbetur tre muaj pa rroga e pa sigurime shëndetësore.
“Çka mund ti bëj unë N.K.P-së. Tre muaj na mbajtën brenda pa rroga, nuk më kanë paguar sigurim shëndetësorë nga zori kam dhënë dorëheqje”, deklaroi Basriu.
Indeks.mk edhe më herët ka raportuar për problemin e rrogave në NKP “Tetova”.