LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Qëllimi jonë është anëtarësimi i plotë në BE, por kjo nuk është e lehtë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski pas takimit që realizoi sot me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsija Perez deklaroi sot se vendi jonë nuk ka alternativë tjetër dhe se Bashkimi Evropian është rruga e vetme e vendit tonë, për një jetë më të mirë të qytetarëve.

“Biseduam për procesin e skriningut dhe përpjekjet tona që ta përfundojmë ashtu siç edhe planifikuam për 14 muaj. Hap i ardhshëm në rrugën tonë evropiane janë ndryshimet kushtetuese, për çka pres që të gjithë 120 deputetët në Kuvend të tregohen burrështetas dhe të miratojnë vendimin e duhur që do të nënkuptonte përparim në rrugën tonë evropiane”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button