Mëngjesin e sotëm deri në ora 08:30 në Maqedoninë e Veriut janë shitur 1,155 paketime të tabletave Diazepam, ndërsa deri në ora 11:00, 6200 paketime, njoftoi në profilin e tij në Facebook mjeku Nenad Lazarov. Ai kohë më parë shpërndau të dhëna ku shihet se gjatë vitit 2020 mjekët kanë shkruar 1.310.000 receta për diazepam, 300.000 më tepër se në vitin 2015.
“Ora 8:30 e mëngjesit, tashmë 1155 kuti Diazepam janë shpërndarë”, shkroi fillimisht mjeku Lazarov duke shpërndarë statistika.
Ndryshe, diazepami është sedativ i llojit valium, që shërben si qetësues, ndërsa në shumë raste krijohet edhe varësi nga kjo substancë.\TV21\