LajmeMaqedoni

DR NASËR MUHAMED ARIF VIZITOI PARALELEN E VAJZAVE NË SHKUP

Të martën më 15.11.2022, Prof Dr. Nasir Muhammed Arif, i dërguari special i Kryetarit të Këshillit Botëror të Bashkësive islame me seli në Ebu Dhabi, ekselenca e tij Dr. Alij En Nuajimi, vizitoi Paralelen e shtrirë të vajzave në Shkup e cila është pjesë e Medresesë Isa Beu.

Mysafiri i lartë gjatë kësaj vizite u shoqërua nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me myftinj dhe drejtorë të sektorëve të rijasetit të BFI si dhe nga Drejtori i Medresesë Isa Beu.

Pas një shëtitje në këmbë nëpër Çarshinë e vjetër në Shkup, ata vizituan Kompleksin Kapan An, ku edhe është e vendosur Paralelja e shtrirë e vajzave – Shkup, ku u pritën nga përgjegjësja dhe stafi edukativo arsimor i kësaj paralele. Më pas u vizituan të gjithë klasat, me çrast, mysafiri i çmuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe u njoftua me funksionimin dhe procesin edukativo arsimor të kësaj paraleleje.

Show More

Related Articles

Back to top button