LajmeMaqedoni

Kryemuftiu i Republikës së Bullgarisë Mustafa Haxhi për vizitë në BFI

Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Bullgarisë i kryesuar nga kryetari Mustafa Haxhi, kanë vizituar Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në pritje të tyre ishte Reisu-l-ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ai falënderoi Myftiun Haxhi për vizitën dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë dy bashkësitë fetare islame.

Edhe Myftiu Haxhi falënderoi Reisul uleman hfz Shaqir ef. Fetai për mikpritjen, duke thënë se takimet e tilla do t’u shërbejnë dy bashkësive fetare dhe do të jenë të bereqetshme dhe konkrete në të mirë të besimtarëve tanë.

Në fund dy palët përshëndetën takimin dhe vizitën duke konstatuar se bashkëpunimi është vlera më e lartë e besimtarëve të trojeve tona dhe në këtë mënyrë do jemi në krye të detyrës për të bartë amanetin e shpjegimit të Islamit për të qenë në shërbim të Zotit, kombit, vatanit dhe gjinisë njerëzore në përgjithësi.

Delegacionet fetare respektive kanë vizituar Medresenë e Vajzave dhe të Djemve sikurse edhe Fakultetin e Shkencave Islame, me çrast mysafirët u njohën nga afër me procesin mësimor e akademik që po zhvillohet në këto institucione arsimore.

Show More

Related Articles

Back to top button