LajmeMaqedoni

Bujar Osmani në Uashington, hap kapitull të ri në diplomacinë e vendit. Ja çfarë thotë Ambasadorja amerikane

I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka ateruar në Uashington, ku do të nisë punën për të vendosur marrëdhënie të një niveli më të lartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka prezantuar synimet e Dialogut Strategjik ende pa u nisur për SHBA.

Ekonomia, energjia, ndryshimet klimatike, puna me të rinjtë, shkëmbimi kulturor, arsimi… do të jenë fushat ku do të fokusohen palët.

Ministri Osmani ka njoftuar se:

“Agjenda përfshin gjithashtu takime të shumta bilaterale me zyrtarë të lartë të SHBA-së, si dhe figura të shquara të shoqërisë civile dhe think-tank organizatave. Fokusi do të jetë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e shtigjeve të reja për bashkëpunim në të ardhmen”.

Ambasadorja amerikane Kejt Bërns, në emisionin 200 në Alsat M gjithashtu është deklaruar për Dialogun Strategjik.

“Agjenda është ende duke u përgatitur, por ideja është që të mbulohen më shumë tema të prosperitetit ekonomik, forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sjelljen e ekspertëve për të diskutuar përparësitë e secilës palë. Ministri i punëve të jashtme, Osmani do ta udhëheqë delegacionin nga Maqedonia e Veriut, lista për përfaqësuesit e tjerë është ende në finalizim. Nga ana jonë, ndihmës-sekretarja Karen Donfrid, e cila së fundmi vizitoi Maqedoninë e Veriut, do të jetë nikoqire zyrtare, por do të ketë mundësi për takime me zyrtarë të tjerë”, ka thënë ambasadorja Bërns.

Show More

Related Articles

Back to top button