LajmeMaqedoni

Vazhdon Konferenca ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migrimet

Shkup, 16 nëntor – Në Shkup sot vazhdon Konferenca dyditore ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migrimet në Ballkanin Perëndimor, organizatorë të së cilës janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Organizatës ndërkombëtare për migrime (IOM).

Dje në fjalimin në Konferencë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaspovski mes tjerash tha se rëndësia, të cilën MPB-ja ia përkuston bashkëpunimit ndërkombëtar, edhe në nivelin strategjik, edhe në atë operativ në menaxhimin me rrjedhat migruese, është më e madhe pasi ka më shumë projekte të cilat realizohen pikërisht me përkrahje ose në bashkëpunim me IOM, me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe me partnerë tjerë, të cilët kanë për qëllim të kontribuojnë ndaj sundimit të mirë me migrimin, sistemeve të përforcuara kombëtare për menaxhim me migrimet dhe riatdhesimin, menaxhim efikas me kufijtë dhe ballafaqim me rreziqet tejkufitare të sigurisë.

Sipas paralajmërimeve, sot Spasovski në margjinat e Konferencës do të ketë takime me zëvendës kryeministrin e parë çek dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, me ministrin malazez të Punëve të Brendshme, Filip Axhiq dhe me drejtorin e përgjithshëm të IOM-it, Antono Vitorino.

Dje Spasovski u takua me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, si dhe me përfaqësuesin e posaçëm holandez për migrim, ambasadorin Jost Klarenbenk.

Show More

Related Articles

Back to top button