Cristiano Ronaldo do të largohet përfundimisht nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.
Ylli portugez e dha së fundmi një intervistë shokuese, ku e akuzoi klubin anglez për tradhti.
“Djajtë e Kuq” po mendojnë ta shesin 37 vjeçarin dhe tash veçse e kanë gjetur pasuesin e tij.
Sipas mediave britanike, gjiganti britanik synon ta transferojë Kylian Mbappen.
Ylli francez e vazhdoi kontratën vitin e kaluar me Paris Saint-Germainin deri më 2025, por kjo nuk nënkupton se ai s’do të mundë të largohet nga “Parku i Princave” në verën e vitit 2023.
“Daily Mirror” raporton se klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm t’i paguajë 170 milionë euro për kampionin aktual të botës me Francën.
Mbetet të shihet nëse PSG-ja do të jetë e gatshme ta shesë lojtarin, për të cilin në verën e vitit 2021 i kishte refuzuar 200 milionë euro të ofruar nga Real Madridi.
Sa i përket Ronaldos, ai mund të përfundojë në Sporting Lisbonë ose në Chelsea në muajin janar të vitit që po vjen.