LajmeMaqedoni

Kasami paralajmëroi vazhdimin e bulevardit “Ilinden” dhe “Industrial”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e fundit për shtyp paralajmëroi se kanë filluar punët për vazhdimin e dy bulevardeve, “Ilindenit” dhe “Industrialit”, por afat konkret për atë se kur do të jenë gati tani për tani nuk ka përmendur, shkruan Portalb.mk.

I pyetur nga gazetarët se a është e vërtetë se ka bisedime për vazhdimin e bulevardit “Ilinden” nga pjesa te Posta e tutje, Kasami tha se nuk ka vetëm bisedime por se kanë filluar me hapa konkret.

“Kemi pasur një takim me qytetarët të cilët e kanë mirëpritur këtë, kanë formuar edhe një grup pune të banorëve të cilët janë të prekur nga hapja e këtij bulevardi. Ditën e djeshme (10 nëntor) kisha një takim me kompani me të cilat u konsultuam për përpilimin e planeve detale urbanistike për diku katër blloqe urbane të cilat përfshijnë trasenë e këtij bulevardi dhe ne besojmë që vitin e ardhshëm do jetë vit i punëve që do të realizohen edhe në këtë bulevard”, tha Kasami.

Ai theksoi se kanë filluar aktivitetet edhe për vazhdimin e bulevardit “Industrial”.

“Gjithashtu punohet, tani më është porositur projekti, punohet në procesin e eksproprijimit dhe për vazhdimin e bulevardit tjetër, vazhdimin e bulevardit “Industrial” nga Kazerma deri në bllokun 4 ku atje ka plan detal urbanistik dhe me këtë shpejtë qytetarët do të kenë mundësi të ndërtojnë në pajtim me planin detal urbanistik”, tha Kasami.

Kujtojmë që Tetova ka katër bulevarde, “Iliria”, “Ilinden”, “Industrial” dhe “Bllaogoja Toska”- lidhja e të të cilit nga shkolla tekstile me pjesën afër spitalit  pritet të përfundojë së shpejti.

Hapja e tre bulevardeve “Ilindenit”, “Industrial” dhe “Bllagoja Toskës” është edhe pjesë e Programit Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=450527987196818

Show More

Related Articles

Back to top button