Autoambulanca përfundon në një arë në aksin Laç-Lezhë.
Ambulanca e spitalit të Rrëshenit po transportonte të sëmurë, e si pasojë kanë mbetur të lënduar një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, autoambulanca ka humbur drejtimin dhe doli nga rruga duke u rrokullisur disa herë në një arë.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila u dha ndihmën personave dhe po kryen veprimet proceduriale.