LajmeMaqedoni

Shtyhet dëgjimi i Viktor Dimovskit, të premten do të raportojë se si Onishchenko mori shtetësi të RMV

U shty dëgjimi i drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare, Viktor Dimovski, që u caktua në komisionin kuvendor për mbikëqyrjen e punës së ASK-së. Seanca u caktua me kërkesë të Dimovskit për të referuar se si Agjencia ka dhënë mendim pozitiv për Oleksandar Onishçenko për të marrë shtetësi ndërsa i njëjti kërkohet me fletarrest ndërkombëtar dhe është në listën e zeze të SHBA-ve.

Dimovski paraprakisht e ka njoftuar kryetarin e Komisionit, Lupço Prenxhov se për shkak të detyrave pune është në Bruksel dhe nuk mund të marrë pjesë dhe ka kërkuar që seanca të mbahet të premten.

“Kjo është mungesë serioze e sistemit të sigurisë për të cilin ne si deputetë në këtë komision kemi përgjegjësi të madhe. Unë edhe dje thashë dhe do të përsëris se mendoj se çdo i dyti hajdut dhe kriminel tashmë ka pasaportë të Maqedonisë”.

“Kemi marrë njoftim me shkrim nga drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski se sot ai nuk do të marrë pjesë për shkak se tashmë është në takim në selinë e NATO-s në Bruksel”, pohoi Kupço Prenxhov, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje ë punës së ASK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button