Rritja drastike e çmimeve të produkteve të mishit ka varfëruar dukshëm tryezat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shumica prej tyre tashmë nuk mund të blejnë as gjysmën e asaj që kanë blerë si sasi mujore e mishit për familjet e tyre.
Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në lidhje me uljen e paralajmëruar të çmimeve për disa prej produkteve bazë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pret që të ulet çmimi i qumështit. Kishte negociata edhe me industrinë e mishit që edhe ata të marrin rrymë të subvencionuar, me çka do të ulej çmimi për konsumatorët, por çmimet mbeten të njëjta. 120 kilogramë mish për kokë banori shpenzojnë SHBA-të, ndërsa 80,6 kg BE-ja, sipas të dhënave të “Sloë food”. Popullsia e vendeve të tjera në botë konsumon shumë më pak.
Bizneset e industrisë së mishit po ashtu kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së blerjeve, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga qeveria dhe lehtësime doganore për importim të disa produkteve. \TV21\