LajmeMaqedoni

Boçvarski: 1 miliard euro investim në Hekurudha

-Finalizimi i Korridorit rrugor dhe hekurudhor 8 është sfidë dhe diçka në të cilën jemi shumë të fokusuar në këtë periudhë. Synimi ynë është me partnerët tanë rajonalë Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë këtë Korridor ta pozicionojmë në të vetmin Korridor të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye planifikojmë një investim prej mbi një miliardë euro vetëm në rrjetin hekurudhor, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në panelin e sotëm për Klasterin 4.

Siç theksoi Boçvarski, kjo ka qenë edhe tema në të cilën para dy ditësh në Bruksel ka biseduar me eurokomisarin për transport.

“Gjatë bisedimeve me eurokomisarin kemi kërkuar edhe mbështetje nga fondet evropiane në këtë fazë të negociatave”, theksoi ministri.

Në lidhje me prioritetet lidhur me klasteret 21 dhe 4, Boçvarski nënvizoi se është edhe projekti “e-transport” i cili mundëson kontroll të veçantë civil mbi transportin e brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Në Korridorin 10 punojmë në procedurat për futjen e sistemit inteligjent (STI) i cili nënkupton zbatimin e masave për siguri dhe informim më të madh të shoferëve në kohë reale. Në vitin 2023 parashikohet procedurë tenderimi dhe implementim i STI-së”, tha ministri.

Ai iu referua edhe agjendës së gjelbër duke theksuar se janë paralajmëruar ndryshime në Ligjin e ndërtimeve me të cilin do të thjeshtësohet procedura e instalimit të fotovoltaikëve, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridik.

“Pandemia e KOVID-19 na detyroi të veprojmë në mënyrë rajonale dhe Maqedonia e Veriut në atë pjesë ishte vendi i parë që vendosi ‘korridoret e gjelbra’ me një shtet anëtar të BE-së, për transport të shpejtë dhe në kohë të mallrave dhe shërbimeve”, potencoi Boçvarski.

Para tij u drejtua edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ndërsa debatin e hapi zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button