Maqedoni
Taravari takon Kovaçevskin sot në ora 12, do të flasin për hyrje në Qeveri
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar në takim kreun e Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari. I pari i Qeveris do t’i bëjë ofertë partisë opozitare për hyrje në Qeveri.
Jozyrtarisht nga ASH-ja thonë se akoma nuk kanë biseduar për pozita konkrete por presin të shohin ofertën e kryeministrit. Për momentin nuk flasin as për kushte të cilat eventualisht do t’i kërkojnë nga kryeministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë.