Ligji për marrëdhënie pune parasheh të drejtën e regresit për pushim vjetor për punëtorët që kanë realizuar minimu gjashtë muaj stazh pune te punëdhënësi në Maqedoni, pa dallim nëse punëtori është paraqitur në kompani në kohë të caktuar apo të pacaktuar.
Regresi për pushim vjetor është i ndërlidhur edhe me shfrytëzimin e pushimit vjetor te punëtori.
Nëse punëtori është paraqitur me gjysmë orari punë (20 orë në javë), atij i takojnë 10 ditë pushim vjetor, ndërsa pagesa është gjysma e shumës nga regresi i vërtetuar.
Në rast se punëtori me orar të plotë (40) orë në javë, atij i takojnë minimum 20 ditë pushim vjetor, përkatësisht maksimum 26 ditë pune dhe pagesa e gjithë regresit.
Regresi për pushim vjetor paguhet deri në fund të vitit (31.12), ndërsa minimalja është minimim 40% e pagës mesatare në tre muajt e fundit që sivjet duhet të jetë rreth 12.740 denarë.
Për punëdhënësit që nuk do ta paguajnë regresin për pushim vjetor, ligji parasheh dënim prej 4.000 eurove nga ku 2 deri 3 mijë euro janë për kompaninë dhe 500 deri 1000 euro për personin përgjegjës./Telegrafi/