LajmeMaqedoni

Dibër, “dhunohet” ish shefi i komisariatit Robert Aga

Teksa pritej të zhvillohej seanca e radhës për të pandehurit e dosjes 184 të cilët akuzohen për tjetërsim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkine Dibër në vitin 2016, njëri prej të pandehurve ish shefi komisariatit Robert Aga nuk është paraqitur.

Ndërkohë mësohet se në sallë ka hyrë i pandehuri Hasan Hoti ish administrator i Njësisë Lurë, dhe ka deklaruar se ishte vonuar në seancë për shkak se i ishte dashur të transportonte në spital Robert Agën pasi ishte dhunuar në hyrje të gjykatës nga disa persona.

Deklarata e Hotit ka bërë që gjyqtarja të shtyjë sërisht zhvillimin e seancës.

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e Agës dhe Hotit, pasi Policia e Dibrës thotë se nuk ka një denoncim nga ish kryepolici Robert Aga.

Megjithatë, burime pranë spitalit Rajonal Dibër thonë se Robert Aga ka qëndruar në urgjencën e spitalit përreth 3 orë, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Show More

Related Articles

Back to top button