Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke realizuar trajnimin e përbashkët me fokus përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e Policisë ushtarake: menaxhimi i robërve të luftës, gjuajtësit aktivë, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit dhe bllokim të rrugëve.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila ka thënë se Ushtria amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të personelit të FSK-së, duke krijuar kështu standarde të njëjta me vendet partnere, me qëllim të ndërveprueshmërisë me aleatët. /arbresh.info/