Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ka dërguar një email se po tërhiqet nga gara për kryetare të Prokurorisë së Lartë të Shkupit.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar se kanë marrë një email me të cilin informohen për tërheqjen e kandidaturës së saj.
Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, pra për të vërtetuar me siguri se ajo e ka dërguar njoftimin.
Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor. Në garë mbeten kreu aktual Mustafa Hajrullahi dhe prokurori i lartë Burim Rrustemi.