LajmeMaqedoni

Holandezët si po e vlerësojnë klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut

Vlerësimi i klimës së biznesit në Maqedoninë e Veriut është me notën 5.4 (nga 1 – 10), sipas rezultateve të një sondazhi të kryer në komunitetin e biznesit holandez në vend.

71 % e të anketuarve përmendin kostot relativisht të ulëta operative si një faktor kyç që ndikon në vendimin e tyre për të zgjeruar praninë e tyre. E njëjta përqindje e të anketuarve identifikojnë rrezikun politik dhe paqëndrueshmërinë si një faktor kyç që mund të ndikojë në vendimin e tyre për të reduktuar prezencën e tyre të biznesit.

50% e të anketuarve tregojnë se niveli i arsimimit dhe trajnimit të personelit të punësuar në vend është problemi kryesor në të bërit biznes, i ndjekur nga korrupsioni, aksesi në financa dhe mungesa e stafit vendor në dispozicion, përcjell INA.

Emigrimi i punëtorëve të kualifikuar mbetet një nga sfidat më të mëdha në tregun e punës në këtë vend, sepse nga kompanitë u vu në dukje si një arsye jashtëzakonisht e rëndësishme për mungesën e aftësive.

Gjitha këto të dhëna dalin nga hulumtimi “Biznesi holandez në Maqedoninë e Veriut: sfidat dhe perspektivat”, rezultatet e të cilave dje i prezantoi ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Hopp.

Pyetësori u plotësua nga 14 kompani dhe qëllimi i anketës është të mbështesë më mirë bizneset holandeze në përballjen me sfidat e të bërit biznes në Maqedoninë e Veriut. Shumica e të anketuarve janë në sektorin e bujqësisë/hortikulturës, pasuar nga TIK, prodhim, tekstile, tregti dhe pakicë. Shumica e kompanive (60 përqind) janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe 29 përqind janë kompani të mëdha (me më shumë se 100 të punësuar).(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button