LajmeRajon

Rama publikon foto me Abazoviqin: Me ma t’mirin

Tunizia sot është nikoqire e 88 krerëve të botës në Samitin e Frankofonisë, përfshirë edhe liderët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi.

Reklamë të samitit e të takimeve me liderë të mëdhenj botërorë ka bërë kryeministri Rama në Facebook-un e tij. Ai aty publikoi fotografi duke përshëndetur kryeministrin e Kanadasë, presidentin e Francës e liderë të tjerë, derisa një fotografi të vetme ia kushtoi kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama pati edhe një përshkrim të veçantë për të.

“Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama krahas fotografisë me Abazoviqin, derisa ka bërë një pozë mjaft të zakonshme të postimeve të Facebooku-ut me gisht drejtuar kah ai.

Show More

Related Articles

Back to top button