LajmeMaqedoni

KRYEPESHKOPI I KISHËS KATOLIKE TË BOSNJËS E HERCEGOVINËS, TOMO VUKSHIQ VIZITOI BFI E RMV

Bazuar në frymën e bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar sot më 19.11.2022 BFI e vizitoi Kryepeshkopi dhe Mitropoliti i kishës katolike me qendër në Sarajevë, Tomo Vukshiq i shoqëruar nga nikoqiri i organizimit të kësaj vizite Peshkopi i Kishës Katolike në RMV Z. Stojan Kirov.

I falënderuam për dëshirën që të vizitoi BFI e RMV, që tregon për vetëdijen e lartë dhe të sinqertë të Kryrpeshkopit Tomo Vukshiq me qëllim të bashkpunimit të mirëfilltë në mes Kishës katolike të B dhe H dhe BFI e RMV, me qëllim të kontributit në sferën e paqës, tolerancës dhe dialogut ndërfetar për një mirëqenie në shoqëritë multikonfesionale dhe multinacionale, si që janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Biseduam për shumë çështje dhe sfida me të cilat ballafaqohemi në kohën bashkëkohore, si dhe mundin që duhet dhënë në sferën morale dhe shpirtërore, vlera keto që janë më se të nevojshme në kohën dhe nënqiellin ku jetojmë.

I shprehëm mirënjohje Peshkopit të Kishës katolike në RMV Z. Stojan Kirov kujdesin që në protokol të vizitave të jetë edhe BFI e RMV.

Në pritje të musafirit të lartë ishin edhe Dr. Selver Xhemaili – Drejtor i diasporës, Mr. Mustafa Dauti- Drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe Dr. Abdulkerim Iseini – Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.

Show More

Related Articles

Back to top button