LajmeRajon

Takimi Kurti – Vuçiç në Bruksel, Zykaj: Shenja për lëshime (VIDEO)

Gazetarja e ABC në Bruksel Erisa Zykaj duke komentuar mbi zhvillimet më të fundit nga takimet bilaterale të kryeminsitrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç me shefin e diplomacisë europiane Josep Borrel, u shpreh që ka shenja për lëshime. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live, me gazetaren Sibora Bitri, Zykaj u shpreh që pas takimeve bilaterale mëngjesin e sotëm pritej dalja e tyre për deklarata, por ka pasur një tentativë në minutat e fundit, që Kurti mund të bëjë një lëshim.

‘Kemi marrë një lajmerim nga burimet e BE, takimi mund të kërkojë kohë më tepër. Në mëngjes janë zhvilluar takimet bilaterale, ndërmjet Kurtit dhe Borrel, pastaj Vuçiç dhe Borrel. Më pas është konfirmuar takimi trepalësh, një takim që nuk pritej, sepse janë zhvilluar shumë pak takime tripalëshe në Bruksel’, tha Zykaj.

Show More

Related Articles

Back to top button