LajmeMaqedoni

Sela: Institucionet të ndëshoken nëse nuk ka dygjuhësi

Institucionet lokale dhe qendrore në vend kanë obligim përkthimin e formularëve në të dyja gjuhët. Ky proces në disa institucione respektohet por në të tjerat stagnon, potencon Drejtori për zbatimin e gjuhës shqipe Ylber Sela.

“I inkurajojmnë edhe institucionet tjera, udhëheqësit, që Agjencioni është i hapur dhe të përfundojmë fazën që çdo institucion të mos ketë formulare vetëm në gjuhën maqedone, që qytetari kur të drejtohet te institucionet pavarësisht a janë lokale apo qendrore formularet ti ketë në dy gjuhë dhe shpresoj që duhet inspektorati i gjuhëve të jetë më aktiv, të dalë në teren. Unë kam takime të shpeshta më drejtorin e inspektoratit, Fatmir Iseni, ai më ka premtuar për rritjen e numrit të inspektorëve dhe aty ku nuk ka zbatim të ligjit për prëdorimin e gjuhëve, institucioneve tu jepen vërejtje dhe në rastin e fundit edhe të ndëshkohen.”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencionit për Zbatimin e Gjuhës Shqipe.

Sipas Selës, pengesat që po shfaqen në teren në zbatimin praktik të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të tejkalohen me ndihmën e  propozimeve konkrete të Agjencionit drejtuar Qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button