Duhet vullnet politik për implementimin e këtyre reformave për energji të rinovueshme dhe se ky vullnet ekziston, tha profesori Dragan Minovski njëherit edhe ekspert i energjetikës në “Programi 200”.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve ligjore, pasi që, sipas tij do të mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët.
“Gjithsesi se mundet por nevojitet vullnet politik që e gjithë kjo të bëhet dhe vlerësoj se vullnet i tillë politik në vendin tonë tani ekziston dhe se gjithnjë e më shumë ndryshimet e këtilla ligjore që mundësojnë jetesë më cilësore për qytetarët, punë më cilësore e kështu me radhë do të ndodhin në të ardhmen. Gjithashtu dua të theksoj se ne jetojmë në një periudhë të tranzicionit energjetik në të cilën për momentin qytetarët dhe organizatat joqeveritare nuk janë aq shumë të përfshira. Vlerësoj se qytetarët dhe OJQ dhe gjitha autoritetet e vendit ngadalë duhet të fillojnë të punojnë me qëllim që ai tranzicion energjetik të vijë sa më shpejtë dhe të realizohet në vendin tonë”, tha Dragan Minovski, profesor universitar
Më tej ai theksoi se me ndryshimet ligjore që janë bërë, procedurat janë thjeshtësuar dhe se u është mundësuar çdo amvisërie për vendosjen e paneleve diellore.
“Në pjesën e ndryshimeve ligjore, ne veç më kemi bërë ndryshime ligjore në ligjin për energjetikë. Atje tashmë është mundësuar çdo amvisëri të mund të vendosë panele diellore dhe të prodhojë energji elektrike, si për nevoja personale ashtu edhe t’i shesë tepricat e energjisë elektrike. Procedurat janë thjeshtësuar për vendosjen e paneleve diellore dhe pres që në periudhën e ardhshme gjithnjë e më shumë amvisëri të bëhen prodhues dhe konsumues të energjisë diellore”, shtoi Minovski.
Ai shpreson se qytetarët në këtë mënyrë edhe të konsumojnë edhe të prodhojnë energji elektrike dhe me këtë t’i ulin shpenzimet për energji elektrike në shtëpitë e tyre.