Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharane 34 litra në një metër katror, në Tetovë 31, Mavrovë 29, Krushevë 27, Pretor 22, Kriva Pallankë 17, Ohër 14, Prilep 13, nga 12 litra në metër katror në Manastir dhe Kumanovë, ndërsa 11 litra në Shkup.
Më ftohtë në mëngjes është në Kodrën e Diellit me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Strumicë nëntë gradë Celsius, informon DPHM.
Gjatë natës moti ishte me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta malore në veriperëndim me reshje të dëborës. Në mëngjes është me vranësira me ndryshueshme, me shi të dobët lokal, ndërsa në Tetovë dhe Gjevgjeli ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri të zvogëluar deri në 200 m. Fryn erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Sot do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me shi të dobët lokal, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.