LajmeRajon

Aksioni opozitar/ Meta shkon në selinë e PD, takohet me Sali Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar këtë të mërkurë në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kreun e PD Sali Berisha.

Paraprakisht, bëhet me dije se në fokus të diskutimit, do të jetë aksioni opozitar.

Më herët, Berisha ka deklaruar edhe datën kur do të mbahet protesta e radhës, që do të jetë 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Organizimi i këtij tubimi, mësohet të jetë shkaku i “vizitës” së Metës në selinë e PD.

Pas takimit, pritet që të ketë nga krerët e partive një komunikim për media për të dhënë më shumë detaje mbi atë se çfarë është diskutuar.

Show More

Related Articles

Back to top button