Gjykata e Apelit Shkup ka ngelur pa kryetar pasi gjykatëses Lidija Dimçevska i përfundoi mandati. Këshilli gjyqësor në afat të paraparë ligjor nuk e përfundoi procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, edhe pse ka kandidatë të paraqitur në konkursin e shpallur para 3 muajve, transmeton Zhurnal.
Në ligj ka afate të caktuara, por përshkak procedurës të pasuksseshme, nesër këshilli do të vendosë ushtrues detyre kryetar i Apelit në Shkup, i cili do të udhëheqë derisa të zgjedhet kryetari i ri./Zhurnal.mk