LajmeMaqedoni

Xhaferi: Do ta presim raportin zyrtar nga MPB për atë çfarë ka ndodhur gjatë referimit të Dimovskit

 Kuvendi do ta presë raportin zyrtar të MPB-së dhe do ta informojë opinionin përmes një kumtese që do të ndodhë të premten në seancë të mbyllur në komisionin për mbikqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, informoi sot në brifing me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Seanca e komisionit ishte e mbyllur për publikun, por në Youtube dëgjoheshte çfarë bisedohet, respektivisht si drejtori i ASK-së Viktor Dimovski informn për rastin me dhënien e shtetësisë maqedonase për oligarkun rus Oleksander Onishçenko, informon Zhurnal.

Xhaferi tha se për momentin nuk mund të zbulojë asgjë sepse duhet të vërtetohet nëse ka sulm prej jasht, nëse është përgjuar apo jo dhe nëse është bërë ndonjë gabim.

Për kërkesën e ndërtimit të një dhome shurdhe nga ana e deputetëve, kryetari i Kuvendit informoi se deri tani pesë herë është bërë thirrje për furnizim publik por përshkak mospërmbushjes së specifikimit teknik, furnizimi nuk mund të realizohet.

Afati për ankesë për thirrjen e fundit përfundon më 1 dhjetor, por si duket do të ketë edhe një thirrje tjetër. Për këtë qëllim, Kuvendi ka planifikuar 33 milion denarë, ndërsa kjo dhomë është paraparë të jetë në Kuvend, e që nuk dotë jetë afër mureve të jashtëm./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button