Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk ka informacione shtesë që mund të ndajë me publikun në lidhje me bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrje në Qeveri.
“Atë që e thash dje. Nuk ka asnjë të dhënë të re, informacione që mund të ndaj me ju në këtë temë”, tha shkurt Kovaçevski.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri Kovaçevski pranoi se me Aleancën për Shqiptarët po bisedohet për inkuadrimin e saj në Qeveri.
I pyetur për bisedimet për ndarjen e resorëve që do t’i merrte ASh, Kovaçevski tha se në këtë fazë nuk është biseduar ndarja e resorëve, por për konceptin dhe vlerat politike, ndërsa theksoi se “dera në Qeveri është e hapur”.