LajmeRajon

Takohen Gjukanoviq dhe Lajçak, diskutojnë për çështje të hapura në rajon

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot në Bruksel është takuar me Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

I pari i Malit të Zi, Gjukanoviq, për këtë takim ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”.

“Bisedë konstruktive në Bruksel me Miroslav Lajçak, diskutuam për çështje të hapura në rajon dhe mbështetje për përpjekjet për të vendosur sa më shpejt stabilitetin politik dhe funksionalitetin e institucioneve në Mal të Zi”, ka shkruar ai.

Show More

Related Articles

Back to top button