LajmeMaqedoni

Maqedoni, procedura për hapjen e Kushtetutës më së voni në muajt e parë të vitit 2023

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka informuar se procedura për ndryshime kushtetuese duhet të fillojë më së voni në muajt e parë të vitit të ardhshëm për të respektuar procedurën dhe periudhën për sjelljen e amendamenteve kushtetuese dhe sipas tij ajo duhet të përfundojë deri në fund të skriningut që është planifikuar për nëntor 2023.

Se çfarë do të ndryshojë me amendamentet kushtetuese dhe nëse në Kushtetutë do të përfshihen vetëm bullgarët dhe/ose pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike, Xhaferi thotë se do të varet se cili është përmbajtja për vendimin e ndryshimit të Kushtetutës që duhet të dorëzohet në Kuvend.

Në takimin e liderëve, për momentin janë paraqitur vetëm mendime për çështje të tjera që mund të jenë bazë për ndryshime të tjera kushtetuese.

Gjithçka varet, thotë Xhaferi, se çfarë do të përmbajë vendimi për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button