LajmeMaqedoni

Dramë në familje: Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e kishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin.

Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni.

“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button