Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, i cili gjendet për vizitë në Ukrainë u takua me kolegen e tij ukrainase, Irina Sivitska, me të cilën bisedoi për çështjet kyçe të ukrainasve, të cilët gjenden në Maqedoninë e Veriut.
Siç informojnë nga zyra e Avokatit të popullit, në takimin u bisedua për qasjen deri te mbrojtja shëndetësore e ukrainasve, të cilët gjenden në shtetin tonë, qasja deri te arsimi për fëmijët ukrainas, si dhe qasja deri te vendet e punës për ukrainasit përkohësisht të shpërngulur. Janë hapur edhe disa çështje lidhur me qëndrimin e shtetasve ukrainas në vend. Avokatja e popullit Sivitska ka shprehur falënderim dhe informoi për vëllimin e rritur të punës lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonet ku ende ka aktivitete të luftës.
Dy avokatët e popullit kanë arritur marrëveshje të mbeten në komunikim dhe me zgjuarsi i ndjekin situatat me shkeljen masive të të drejtave të njeriut. Avokatja e popullit, Sivitska potencoi se vrasjet masive në Buça dhe qytetet tjera ukrainas i konsideron si gjenocid, si dhe se Ukraina mbetet në kërkesën që edhe shtetet tjera evropiane t’i klasifikojnë ato krime si gjenocid.
Avokati i popullit Andonovski tha se Maqedonia e Veriut është mik i popullit ukrainas dhe se do të bëjë çmos që të lehtësohet qëndrimi i tyre në shtetin tonë.
Pas këtyre vizitave, avokati i popullit shkoi për vizitë në paralagjet e Kievit Irpin dhe Buça, ku është zbuluar varrezë masive me 300 trupa.