LajmeSport

Mourinho: Nuk është befasi e madhe fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për fitoren e Japonisë ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, duke mos e cilësuar të befasishme.

Japonia mori një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e tyre të parë të vlefshme për grupet e “Katar 2022”.

Kjo fitore ishte një befasi e madhe për shumëkënd që njeh futbollin, por jo edhe për trajnerin Mourinho.

“Nuk e pashë ndeshjen, isha në shtrat, televizori ishte ndezur por më zuri gjumi, isha i shkatërruar”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Urime Japonisë, por nuk është një befasi e madhe, ata janë një ekip i mirë që po rritet”.

“Në Evropë ne fokusohemi te individualiteti. Unë kam stërvitur lojtarë aziatikë dhe jam me fat sepse kam stërvitur më të mirët, ata kanë mentalitetin e duhur, prandaj mendoj se dje nuk ishte një befasi e madhe”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button