Bordi Udhëheqës i Dhomës së Zejtarëve e emëroi Jelena Spasova për drejtor të përgjithshëm, e cila është gruaja e parë në këtë Odë. Spasova është ekonomiste e diplomuar në drejtimin e financave, bankimit dhe sigurimit-menaxhment në sektorin e shërbimeve publike.
Ka përvojë të pasur në punën me institucione financiare dhe përvojë disa vjeçare si drejtor në disa kompani vendore dhe të huaja ashtu si Raiffeisen Bank dhe Uniqa Sigurimi si dhe në organizata jo qeveritare.
Ajo është trajnuese e certifikuar në më shumë trajnime të sipërmarrësisë dhe financave si dhe trajnimeve për biznes konsultim, trajnim dhe komunikim profesional.
“ Qëllimi jonë është që ti ndihmojmë zejtarisë që ta marr vendin e merituar në shoqëri dhe të mbaj një dialog konstruktiv politik që mundëson vendosjen e kushteve kornizë për zhvillimin dhe avancimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla të cilat kryejnë veprimtari zejesh. E dimë se tashmë Oda është në duar shumë të mira në momentin kur e nisim një kapitull të ri në histori”, deklaroi kryetari, Agron Fazliji.