LajmeSport

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë që zhvillohet të dielën, me datë 05/06/2022, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen online dhe se shitja tashmë ka filluar.


Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Tutje, FFK në njoftimin e saj ka bërë të ditur edhe hapat se si duhet të blihet një biletë.

Show More

Related Articles

Back to top button