GostivarLajme

Komuna e Gostivarit dhe ajo e Klinës nga Kosova thellojnë bashkëpunimin

Komuna e Gostivarit dhe ajo e Klinës nga Kosova thellojnë bashkëpunimin

Komuna e Gostivarit dhe kryetari Arben Taravari kanë qenë nikoqir të mysafirëve nga komuna mike e Klinës nga Republika e Kosovës e cila përbëhej nga një delegacion i gjerë me këshilltarë komunal, drejtorë ndërmarrjesh dhe udhëheqës sektorësh, drejtuar nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj. Nga ana tjatër, edhe kryetari Taravari në takim shoqërohej nga kryesuesi i Këshillit, Valbon Limani dhe drejtorët e dy ndërmarrjeve publike të qytetit Faton Bilalli dhe Senad Asani. Palët e kanë cilësuar takimin, i cili ishte i treti me radhë, vëllazëror e ku kanë shkëmbyer përvoja dhe biseduan për thellim të bashkëpunimit mes dy komunave në fjalë.

“Takimi i tretë me kryetarin e Komunës së Klinës, në Gostivar takimi i dytë dhe një herë ne ishim mysafirë në Komunën e Klinës. Është kënaqësi e veçantë dhe ky është njëri nga kryetarët me të cilin më së shumti jam takuar, diçka na lidh, ka diçka të përbashkët ndërmjet nesh. Mendoj se kjo është edhe arsyeja që shohim se dy komunat mund të bëjnë bashkëpunim në nivel kulturor, arsimor, po pse jo eventualisht edhe në investime nga biznismenë të Gostivarit dhe Klinës të cilët shohin ambient për të investuar në njërën apo komunën tjetër. Uroj që ky takim ku e kemi kryetarin Elezaj me ekipin e tij, të komunikojnë me ekipin tonë dhe nëse gjejnë interese të përbashkëta, do bëhej mirë që ta zhvillojnë dhe ky do ishte një reflektim i mirë e pozitiv për të gjithë komunat tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj pasi falenderoi nikoqirët për mikëpritjen, theksoi se nga takimet fillestare, sot flitet për bashkëpunime konkrtete mes dy komunave.

“Ne sot jemi bashkë edhe me anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe me pjesën dërmuese të drejtorëve të drejtorive dhe nga ato takimet fillestare tani bashkëpunimi thellohet. Besoj se do të shkojnë me zgjerim dhe bashkëpunime konkrete mes Komunës së Klinës dhe të Gostivarit, spese ashtu siç e tha kryetari, po bashkohemi dhe natyra na bënë bashkë në të mirën e të dy komunave. Unë sot u kënaqa edhe në ato pak minuta që isha në rezultatet që nxënësit e Gostivarit i kishin në ato gara dhe kjo e pasuroi edhe më shumë vizitën tonë dhe nuk ndalemi këtu, vazhdojmë”, deklaroi Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës nga Republika e Kosovës.

Palët mes veti kanë shkëmbyer edhe dhurata dhe kanë vizituar bashkërisht disa nga institucionet lokale të qytetit të Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button