LajmeRajon

Shqipëri, 3 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit

Sot bëhen tre vite nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. 51 persona humbën jetën si pasojë e këtij tërmeti të fortë. Mes tyre ishin edhe 8 fëmijë.

Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana. Aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Të gjithë jemi njohur ato ditë me historinë e familjes Lala në Durrës, familjes Cara në Thumanë, familjes Çupi, historinë e Saimir Grekut, i cili mundi të dilte nga rrënojat pas disa orësh, por për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli të mbijetonte. Esiela Karanxha, 8 vjeç në Durrës, humbi jetën nën rrënojat, nën krahët e së ëmës, Dienës.

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas edhe një dramë të madhe tek qindra mijëra familje pasi u dëmtua një numër i madh banesash dhe pallatesh.

Show More

Related Articles

Back to top button