LajmeMaqedoni

 Akademi solemne në Shkup në nder të festës së 28 Nëntorit

Me 28 nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo ku jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion ngritjen e flamurit kombëtar në Kalanë e Krujës në vitin 1443 dhe në Vlorë në vitin 1912.

I madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në këtë datë të vitit 1443 ngriti flamurin kombëtar në Kalanë e Krujës, ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Kështu, si sot, më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e vitit 1912 qё ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, nën patronatin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot me fillim në ora 13:00, në hotel Aleksandar Pallas – Shkup, do të organizohet Akademi solemne.

Dita e flamurit, 28 nëntori është ditë jopune në Kosovë dhe Shqipëri

Show More

Related Articles

Back to top button