Një tragjedi është shënuar në lagjen Kolonos të Athinës. Flakët që shpërthyen në një apartament i kanë marrë jetën një fëmije 5 vjeçar mbrëmjen e së dielës 27 nëntor.
Mediat greke shkruajnë se zjarri u shpërtheu rreth orës 22:00 në një apartament në katin e dytë të një pallati në rrugën Alkyonis në Kolonos, një lagje me popullsi të dendur kryesisht klasë punëtore.
Cnn grek shkruan se zjarrfikësit kishin arritur të nxirrin të gjallë dy vëllezërit e tij, 8 dhe 12 vjeç,por 5 vjeçari është nxjerrë nga banesa pa ndjenja.