LajmeMaqedoni

MPB me aksion: Në gjithë territorin e RMV-së për 1 ditë, gjobiten 953 shoferë

953 shoferë janë gjobitur gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Prej tyre, 64 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Ministria e Brendshme njoftoi sot se 500 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 453 jashtë vendbanimit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Show More

Related Articles

Back to top button