Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot theksoi se janë arritur rezultate të mira në sanksionimin e dhunës ndaj grave, por kemi ende shumë për të bërë në parandalimin e saj.
Me rastin e 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore, ai sot foli në forumin “Qasja multisektoriale për mbrojtje efektive të grave dhe vajzave të ekspozuara ndaj dhunës”, organizuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe organizata joqeveritare EHO.
@Nëse i referohemi statistikave të policisë, duket qartë se problemi është ende aktual: vetëm në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, në nivel shtetëror janë regjistruar 809 krime në fushën e dhunës në familje, për të cilat 836 ishin persona të kallëzuar penalisht, dhe nga 863 viktima të regjistruara – 669 janë gra, d.m.th., kryesisht bashkëshorte, bashkëshorte, nëna, vajza. Këtyre treguesve për të njëjtën periudhë duhet t’i shtohen edhe 290 vepra të konstatuara dhe sanksionuara dhe 3131 parashtresa ndaj familjarëve, ku 68 për qind e viktimave të keqtrajtimit mendor, fizik apo ekonomik janë gra”, theksoi Spasovski.
Dhuna në familje, siç tha ai, e vërejtur nga aspekti penalo-juridik, është përmbajtje e marrëdhënieve jashtëzakonisht komplekse.
“Dhuna në baza gjinore nuk është vetëm individuale, por ajo prekë gjithashtu edhe shumë aspekte tjera dhe një sërë marrëdhëniesh kolektive, sistematike, juridike, sociale, kulturore e të tjera. Në të njëjtën kohë, represioni ligjor nuk mund të jetë një zgjidhje themelore dhe përfundimtare e problemit, por vetëm një hallkë, pjesë e një mozaiku më të madh mekanizmash, roli i të cilëve është zbulimi dhe zgjidhja e gjenezës, paralelisht me risocializimin të viktimave dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna”, nënvizoi në fund.