LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Duhani sivjet blihet me çmim 30% më të lartë

–Blerja e duhanit këtë vit starton me çmim 30 për qind më të lartë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pritet të blihen 21 mijë tonë duhan, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me prodhuesit e duhanit në rajonin e Prilepit.

Përveç çmimi të lartë blerës, siç tha, do të ketë edhe më shumë kontrata të dakorduara, sasi më të madhe të planifikuar të blerjes dhe ka cilësi më të mirë të duhanit, që sipas tij, është në dobi të blerjes së suksesshme me përfitime edhe për shtetin edhe për prodhuesit e duhanit.

“Çmimi mesatar blerës për një kilogram duhan tani është 261 denarë, për dallim prej vitit të kaluar kur ishte 250. Këto janë çmimet më të larta historike të blerjes së duhanit në 10 vitet e fundit”, tha Kovaçevski.

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski theksoi se çmimi i blerjes për klasin e parë është 300 denarë, 240 denarë për të dytin, 180 denarë për të tretin, si edhe i ka mbi 29.000 marrëveshje të kontraktuara.

“Këto suksese janë rezultat i të gjitha politikave që i kemi ndërmarrë gjatë periudhës së kaluar”, tha Nikollovski.

Siç potencoi ai, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për vitin e ardhshëm e ka buxhetin më të madh.

“Në kohë do të paguhen të gjitha mjetet ndaj prodhuesve të duhanit dhe janë siguruar mjete për mënyrën e re të subvencionimit”, tha Nikollovski.


Show More

Related Articles

Back to top button