LajmeRajon

U kapën me 268.000 euro, arrestohen dy persona në Tabanoc

Policia serbe në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc i arrestoi shtetasin ukrainas V.P.(37) dhe shtetasin hungarez P.K.(42), tek të cilët gjetën 268.000 euro, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ukrainasi dhe hungarezi janë mbajtur në paraburgim për 48 orë.

Ata janë zbuluar kur në rendin e kontrollit në dalje të Serbisë kanë arritur me automjetin “Tuareg” me targa të huaja, me të cilin udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut.

Edhe krahas asaj që thanë se nuk kanë për të paraqitur asgjë dhe se i kanë me vete shumat e lejuara të parave, automobili ishte ndaluar në kontroll terminal.

Me atë rast, në automjet, nën ulësen e vozitësit, është gjetur qesja me para.

Më pas në pjesën e akumulatorit janë gjetur edhe tre qese me para të fshehura, ndërsa në fund një pjesë e parave në kartëmonedha të ndryshme janë gjetur edhe nën ulësen e fundit. Pas numërimit, është konstatuar se bëhet fjalë për gjithsej 268.000 euro të kontrabanduara.

Show More

Related Articles

Back to top button