Ish kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka treguar frytet që kanë dalë në sipërfaqe nga marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë vite më parë, informon Zhurnal.
Në Greqi është hapur qendra e parë për gjuhë maqedonase. Për këtë ka uruar Zaev duke thënë se ky është një akt i rëndësishëm dhe një vërtetim për marrdhëniet e afërta mes dy vendeve.
Ai falenderon ish kryeministrin Cipras si dhe atë të tanishëm Micotakis për besimin dhe përkushtimin në ndërtimin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
Përskaj Zaevit edhe Lidhja Demokratike ka uruar për hapjen e një qendre të tillë. Sipas LD-së, ky është një vendim me rëndësi historik dhe është në funksion për zhvillim të mëtejmë të marrdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë//Zhurnal.mk